Turqia zhvilloi zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
2023-05-15 10:53:04

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qytetarët turq iu drejtuan qendrave të votimit të dielën për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që mund të formësojnë peizazhin politik turk për vitet e ardhshme, shkruan “Xinhua”.

Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 (05:00 GMT) dhe u mbyllen në orën 17:00. (1400 GMT) me orën lokale.

Rreth 61 milionë votues u regjistruan për të hedhur votën e tyre. Rreth 3.5 milionë votues që jetojnë jashtë vendit janë thirrur për të votuar paraprakisht. Më shumë se 1.76 milionë turq jashtë vendit kanë votuar në misionet diplomatike dhe pikat doganore midis 27 prillit dhe 9 majit.

Sipas sondazheve, Erdogan përballet me provën më të vështirë gjatë sundimit të tij 20-vjeçar. Erdogan, themeluesi dhe udhëheqësi i Partisë Konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), ka udhëhequr vendin qëkur u bë kryeministër në vitin 2003.

Megjithatë, ka tre kandidatë për president. Kundërshtari kryesor i Erdoganit është Kemal Kilicdaroglu, 74 vjeç, kreu i Partisë Republikane Popullore (CHP) të qendrës së majtë, i cili mund të ketë një shans për të fituar për herë të parë pasi mbështetet nga një bllok partish opozitare, sipas sondazheve. Kandidati i tretë Sinan Ogan po bën thirrje për vota nacionaliste. Një pretendent i katërt presidencial, Muharrem Ince, u tërhoq nga gara të enjten.

Nëse asnjë kandidat presidencial nuk fiton mbi 50 për qind të votave, do të ketë një balotazh më 28 maj. (Fatosi)