Durrësit i shtohet një tjetër vepër arti në hapësirat publike
2023-05-14 13:34:42

Vepra e artit ne Durres (Foto ATSh)

Vepra e artit në Durrës (Foto ATSh)

 

Një skulpturë e re e titulluar “Rrënjët” është vendosur në një nga hapësirat e shëtitores “Taulantia”, në Durrës. Kjo skulpturë e derdhur në bronz është realizuar nga skulptori shqiptar Adrian Dule, i cili ia ka dhuruar veprën qytetit bregdetar shqiptar.

Kuptimi parësor i kësaj skulpture, sipas autorit të veprës, janë rrënjët që zgjaten nga toka në det ashtu siç është vetë qyteti, i cili është i lidhur përjetësisht me detin, shkruan “ATSH”.

Nga ana tjetër, simbolika e kësaj skulpture flet për lidhjen e bashkatdhetarëve me vendin e tyre. Për këtë arsye kjo vepër arti është vendosur në afërsi të monumentit përkujtimor të eksodit të vitit 1991, ku mijëra shqiptarë emigruan jashtë atdheut, por duke qëndruar të lidhur fort me rrënjët e tyre në Shqipëri.

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirian Sako, tha se “Arti në hapësirat publike” është një qasje e qeverisë shqiptare. Ajo theksoi se duhet të bëhet e mundur të vendosen sa më shumë vepra të tilla, për të kënaqyr sytë e njerëzve dhe për të tërhequr turistët. (Irma)