Autorët e vërtetë që acarojnë situatën e tensionuar midis ngushticës së Tajvanit
2023-05-14 14:13:44

Foto:VCG

Foto:VCG

Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit Antoni Blinken bëri një deklaratë ditët e fundit, duke “inkurajuar fuqishëm” Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të ftojë rajonin e Tajvanit të Kinës si pjesëmarrës vëzhgues në konferencën e këtij viti të kësaj organizate. Ndërkohë, analistët vënë në dukje se me inkurajimin e palës amerikane, në samitin e ardhshëm të G7-ës, do të spekulohet me gjoja “kërcënimin nga Kina” dhe çështja e Tajvanit do të zërë një pjesë të veçantë në programin e takimit.

Vitet e fundit, disa vende anëtare të G7-ës kanë bënë vazhdimisht zhurmë për këtë çështje të brendshme të Kinës. Për shembull, në gushtin e vitit të kaluar, kur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nanci Pelosi bëri një vizitë në Tajvan, ministrat e Jashtëm të G7-ës publikuan një deklaratë të përbashkët, duke i kërkuar palës kineze të mos ndryshonte me forcë gjendjen aktuale midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit.

“Kjo është një deklaratë shtrembëruese që e bën të zezën të bardhë. Të gjithë e dinë se kërcënimet më të mëdha që ndikojnë në paqen e ngushticës së Tajvanit vijnë nga forcat lokale pro ‘pavarësisë së Tajvanit’ dhe ato të huaja që ndërhyjnë. Etiketimet ‘prishës të situatës aktuale’ dhe ‘nxitës të tensionit’ u shkojnë më mirë atyre.” - thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas komentit, çështja e Tajvanit është në qendër të interesave thelbësore të Kinës. Parimi i “një Kine” është norma bazë që njihet dhe zbatohet gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si dhe tabani politik i krijimit të marrëdhënieve diplomatike me Kinën. “Pala amerikane, nga njëra anë thotë se i përmbahet politikës së ‘një Kine’ dhe nuk mbështet ‘pavarësinë e Tajvanit’, ndërsa nga ana tjetër intensifikon përpjekjet e saj për të frenuar Kinën, duke përdorur ‘çështjen e Tajvanit’”. Ndërsa Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy u takua në ShBA me lideren e Tajvanit Tsai Ing-wen, anijet luftarake amerikane lundruan nëpër ngushticën e Tajvanit, ndërsa mbi 20 prodhues amerikanë të armëve shkuan në Tajvan për lidhje kontratash. “Politikanët amerikanë po veprojnë aktivisht për të zgjeruar ‘hapësirën ndërkombëtare’ të Tajvanit, duke acaruar më tej gjendjen e tensionuar aktuale.” - thuhet në komentin e CMG-së.

Ndërsa, nga ana tjetër, ajo që duhet të tërheqë vëmendjet e vendeve të tjera të rajonit është se nën pretekstin e Tajvanit, vendi organizator i samitit të G7-tës, Japonia po tendon ta lidhë krizën e Ukrainës me Tajvanin, duke spekuluar me “kërcënimet nga Kina” për të arritur qëllimin e saj për zgjerimin e fuqisë ushtarake dhe kthimin në një “vend normal” pas dështimit të Luftës së Dytë Botërore.