Në kremtimet e Festës së Pranverës të Kinës në vitin 2015, presidenti kinez Xi Jinping recitoi poezinë e lashtë kineze "Kënga e fëmijës së larguar nga familja": "Fijet në dorën e nënës së dashur, për rrobat e fëmijës që do të largohet. Duke punuar me zell, nëna merakoset për kthimin vonë të fëmijës." Ai tha se kjo poezi shpalos ndjenjat e thella familjare kineze, sidomos për nënën.
Herët në vitin 1969, kur Xi Jinping, më pak se 16 vjeç, nisej për punë praktike në fshatin Liangjiahe të provincës Shaanxi, e ëma i bëri një çantë lecke ku kishte qëndisur me pe të kuq fjalët "Zemra e nënës", si një “dhuratë” për të birin. Ajo i kushtonte rëndësi të madhe edukimit familjar dhe shpeshherë i shkruante letra Xi Jinping-ut, duke e këshilluar të zbatonte rreptësisht rregullat dhe të vendoste standarde serioze për veten.
Nën ndikimet e nënës, Xi Jinping gjithmonë rendit punën në vendin e parë, duke iu dedikuar plotësisht detyrave për përmirësimin e jetesës së popullit dhe zhvillimin e Kinës.