Kina raporton suficit të llogarisë rrjedhëse në tremujorin e parë
2023-05-14 13:37:36

Foto:VCG

Foto:VCG

Suficiti i llogarisë rrjedhëse të Kinës ishte 82 miliardë dollarë amerikanë në tremujorin e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare.

Raporti i suficitit të llogarisë rrjedhëse ndaj produktit të brendshëm bruto ishte 2 për qind gjatë kësaj periudhe, citon “Xinhua” të dhënat e Administratës Shtetërore të Këmbimit.

Sipas të dhënave, nga totali, suficiti i tregtisë së mallrave arriti në 129.9 miliardë dollarë dhe deficiti i tregtisë në shërbime ishte 47 miliardë dollarë.

Ekonomia kineze ka ruajtur vrullin e saj të rritjes, gjë që ndihmon në mbështetjen e bilancit të pagesave të vendit, deklaroi Wang Chunying, nënkryetari i administratës. (Irma)