Ministrja: Afrika e Jugut ka përfituar nga anëtarësimi në BRICS
2023-05-14 13:24:39

Foto:VCG

Foto:VCG

Afrika e Jugut ka përfituar nga anëtarësimi në BRICS me një rritje të tregtisë me partnerët dhe financimin për të adresuar disa sfida lokale, deklaroi ministrja e Marrëdhënieve dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Naledi Pandor, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare për buxhetin e vitit 2023, citon “Xinhua”.

“Partneriteti ynë me BRICS ka rezultuar në përfitime të prekshme për vendin në një sërë sektorësh. Tregtia totale me vendet e BRICS është rritur nga 487 miliardë randë (rreth 27.1 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2017 në 702 miliardë randë në vitin 2021. Ne kemi marrë një financim prej mbi 5 miliardë dollarësh nga Banka e Re për Zhvillim për projektet kyçe të infrastrukturës në energjinë e rinovueshme, për ujin dhe sektorë të tjerë”, tha Pandor.

Sipas saj, shumë vende kanë shfaqur interes për t'iu bashkuar BRICS-it. “Objektivi ynë këtë vit është të sigurojmë forcimin e shtuar të BRICS dhe organizimin e një samiti të suksesshëm në gusht”,- theksoi Pandor. (Irma)