Kina ka bërë përparim në ndërtimin e aeroporteve në vitin 2022
2023-05-14 13:18:55

 Aeroporti Daxing,Pekin(Foto:VCG)

Aeroporti Daxing,Pekin(Foto:VCG)

Kina ka bërë përparim të qëndrueshëm në ndërtimin e aeroporteve të rinj gjatë vitit të kaluar.

Administrata e Aviacionit Civil të Kinës njoftoi se gjatë gjithë vitit 2022, në Kinën kontinentale u ndërtuan 6 aeroporte të rinj mallrash dhe 29 aeroporte të rinj për qëllime të përgjithshme, duke e çuar totalin përkatësisht në 254 dhe 399 deri në fund të vitit, citon “Xinhua”.

4165 avionë mallrash u regjistruan në Kinë deri në fund të vitit 2022, 111 më shumë nga një vit më parë. Linjat ajrore që ishin në përdorim të rregullt arritën në 4670 deri në fund të vitit 2022, me 336 që arritën në destinacionet globale, thuhet në raport.

Foto:VCG

Foto:VCG

Industria e aviacionit civil të Kinës pritet të kthehet këtë vit në afërsisht 75 për qind të nivelit të saj para pandemisë, bëri të ditur administrata në fillim të këtij viti.

Transporti i aviacionit civil të vendit pa një rimëkëmbje të qëndrueshme në tremujorin e parë të vitit, me xhiron totale të transportit të sektorit në 23.99 miliardë tonë kilometra, 39.7 për qind më shumë në bazë vjetore, sipas të dhënave të administratës. (Irma)