Kina zotohet të nxisë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar Kinë-Azi Qendrore
2023-05-14 13:26:10

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina do ta marrë Samitin e ardhshëm Kinë-Azi Qendrore si një mundësi dhe do të punojë me pesë vendet e Azisë Qendrore për ta çuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar në një nivel të ri, njoftoi Ministria kineze e Tregtisë, citon “Xinhua”.

“Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe pesë vendeve të Azisë Qendrore, përkatësisht Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit, ka arritur rezultate të prekshme që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike më shumë se 30 vjet më parë”,- deklaroi Shu Jueting, zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë, në një konferencë për shtyp.

Sipas saj, tregtia me pesë vendet arriti në 70 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2022 dhe regjistroi një rritje në bazë vjetore prej 22 për qind në tremujorin e parë të vitit.

Ajo theksoi se nga investimet dhe bashkëpunimi kanë përfituar të gjitha palët. Në fund të marsit, stoku i investimeve direkte të Kinës në pesë vendet ishte mbi 15 miliardë dollarë.

“Kina ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të promovuar përmirësimin industrial, lidhjen dhe mirëqenien e njerëzve në këto vende, me një sërë projektesh bashkëpunimi në fusha të tilla si infrastruktura, kërkimi i naftës dhe gazit dhe ekonomia digjitale”,- tha Shu.

Samiti Kinë-Azi Qendrore do të mbahet në Xi'an, në provincën kineze Shaanxi, më 18 dhe 19 maj. (Irma)