Zonat e tregtisë së lirë në Kinë patën rritje të fuqishme në periudhën janar-mars
2023-05-14 13:32:34

Foto:VCG

Zonat e tregtisë së lirë në Kinë shënuan rritje të shpejtë të tregtisë së jashtme dhe investimeve në tre muajt e parë të vitit, njoftoi Ministria e Tregtisë.

Tregtia e jashtme totale e 21 zonave të tregtisë së lirë të vendit arriti në 1.8 trilionë juanë (rreth 260.5 miliardë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, 6.6 për qind më shumë në bazë vjetore, deklaroi në një konferencë shtypi zëdhënësja e minitrisë, Shu Jueting, citon “Xinhua”.

Sipas saj, norma e rritjes ishte ishte 1.8 pikë përqindje më e lartë se niveli kombëtar.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Investimet e huaja direkte në zonat e tregtisë së lirë në përdorim aktual u rritën 22.1 për qind nga një vit më parë në 71.9 miliardë juanë.

“Zonat e tregtisë së lirë në mbarë vendin kanë bërë përpjekje të shumëfishta për të nxitur tregtinë dhe investimet e jashtme, duke përfshirë inkurajimin e inovacionit institucional, rritjen e mbështetjes për industritë dominuese, përmirësimin e shërbimeve dhe zhbllokimin e logjistikës”,- tha Shu.

Ajo theksoi se ministria do të organizojë aktivitete të ndryshme për të ndihmuar bizneset brenda dhe jashtë vendit të mësojnë më shumë rreth politikave të zonave të tregtisë së lirë të Kinës dhe të ndajnë mundësitë për zhvillimin e ardhshëm.

Kina ngriti zonën e saj të parë të tregtisë së lirë në Shangai në vitin 2013. (Irma)