IDMC: Mbi 71 milionë persona në zhvendosje të brendshme në vitin 2022
2023-05-14 13:21:34

Konfliktet, uria dhe ndryshimet klimaterike çuan në një numër rekord të personave të zhvendosur brenda vendit në vitin 2022, bëhet e ditur në raportin e publikuar nga Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme (IDMC) në Gjenevë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas raportit, numri i të zhvendosve në atdheun e tyre shkoi në 71.1 milionë vitin e kaluar, një rritje prej 20% që nga viti 2021, përcjell “ATSH”.

Më shumë se kurrë është dashur të ikin brenda një periudhe 12-mujore, 60.9 milionë njerëz. Shumë u zhvendosën më shumë se një herë.

Vetëm në Ukrainë, rreth 5.9 milionë persona u zhvendosën brenda vendit për shkak të konfliktit me Rusinë. Disa milionë njerëz gjithashtu ikën nga Ukraina.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), rreth 5 milionë persona u morën në mbrojtje në Europë.

Foto:VCG

Megjithatë, raporti i IDMC ka të bëjë ekskluzivisht me personat e zhvendosur që kanë mbetur në vendin ku kanë jetuar më parë.

Rreth 28.3 milionë u zhvendosën nga konflikti dhe dhuna në vendin e tyre në vitin 2022, pothuajse dy herë më shumë se një vit më parë.

Rreth 32.6 milionë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të fatkeqësive natyrore dhe klimaterike, 40% më shumë se në vitin 2021.

Raportet përmendën 10 vende që kanë probleme të rënda të zhvendosjes së brendshme: Siria, Afganistani, Republika Demokratike e Kongos, Ukraina, Kolumbia, Etiopia, Jemeni, Nigeria, Somalia dhe Sudani. (Irma)