Gjiganti zviceran i teknologjisë inauguron projektin e neutralitetit të karbonit në Xiamen të Kinës
2023-05-14 13:13:08

 Foto:Chinanews

Foto:Chinanews

Gjiganti zviceran i teknologjisë “ABB” përuroi një projekt të neutralitetit të karbonit në qytetin lindor kinez të Xiamen, në provincën Fujian.

Përmes projektit “Misioni në Zero” në “ABB Xiamen Hub”, “ABB” demonstron rrugëtimin drejt neutralitetit të karbonit me menaxhimin inteligjent të energjisë të kompanisë, sistemin inteligjent të integruar të ruajtjes së energjisë, sistemin e automatizimit të ndërtesave, sistemin e kontrollit të ndriçimit “i-bus” dhe karikuesit e automjeteve elektrike, shkruan “Xinhua”.

Foto:Chinanews

Foto:Chinanews

Sipas kompanisë, me instalimin e paneleve diellore 100.000 metra katrorë në çati, sistemi fotovoltaik i projektit në çati do të arrijë dekarbonizimin e energjisë me 50 për qind, duke reduktuar emetimet vjetore të karbonit me rreth 13.400 tonë.

“ABB”, grupi zviceran i energjisë dhe automatizimit, ka një gamë të plotë aktivitetesh biznesi në Kinë, duke përfshirë kërkimin dhe zhvillimin, prodhimin, shitjet dhe shërbimet, me rreth 15.000 punonjës në 27 kompani të bazuara në më shumë se 130 qytete. (Irma)