Shqipëria me Albinën dhe këngën “Duje” kalon në finalen e Eurovizionit
2023-05-13 13:00:47

 Albina dhe familja Kelmendi ne Eurovizion (Foto Rtsh)

Albina dhe familja Kelmendi ne Eurovizion (Foto Rtsh)

Shqipëria, përmes Albinës dhe familjes Kelmendi, me këngën “Duje”, u kualifikua në natën finale të Festivalit Europian të Këngës, që u zhvillua në “M&S Bank Arena”, në Liverpool, në Britaninë e Madhe.

Performanca e Albinës u vlerësua pozitivisht për vokalin e saj dhe mesazhin e këngës për një familje të bashkuar.

Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën 10 shtete finaliste nga 16 që morën pjesë në garë të cilat janë: Shqipëria, Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia, Sllovenia.

Albina ne Eurovizion (Foto Rtsh)

Albina ne Eurovizion (Foto Rtsh)

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin: Kroacia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Finlanda, Çekia, Portugalia, Suedia, Serbia, Norvegjia.

Këto 20 vende finaliste do t’u bashkohen dhe 5 shteteve të tjera të kualifikuara automatikisht, Italia, Franca, Ukraina, Gjermania dhe Britania, për në finalen e madhe të 13 majit. (Irma)