Kina lëshon alarm blu për mot të keq
2023-05-13 13:12:00

 Foto:VCG

Foto:VCG

Autoriteti meteorologjik i Kinës lëshoi një alarm blu për mot të keq në disa zona.

Nga e premtja pasdite deri të shtunën pasdite, stuhia dhe breshëri do të godasin pjesë të Hebei, Pekin, Tianjin, Jilin, Liaoning dhe Shandong, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike, cituar nga “Xinhua”.

Qendra njoftoi se reshjet e shkurtra dhe të dendura të shënuara nga 20 mm deri në mbi 50 mm reshje në orë do të godasin pjesë të Jilin, Liaoning, Hebei, Pekin, Tianjin, Shandong, Sichuan, Yunnan, Guangxi, Guangdong dhe Hainan.

Qendra ka këshilluar njerëzit që të marrin masa paraprake kundër përmbytjeve të shpejta, rrëshqitjeve të dheut dhe baltës, si dhe ka rekomanduar reduktimin e aktiviteteve në natyrë. Po ashtu, anijet që operojnë ose kalojnë tranzit në ujërat e zonave të prekura këshillohen të kthehen në port ose të bëjnë devijime.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me tre nivele, të koduar me ngjyra për mot të keq, ku portokallia përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga e verdha dhe bluja. (Irma)