Zëvendëskryeministri kinez thekson rritjen e punësimit për të diplomuarit
2023-05-13 13:03:53

 Një panair i talenteve për të diplomuarit, qytet Yibin, provincë Sichuan, 15 mars(Foto:VCG)

Një panair i talenteve për të diplomuarit, qytet Yibin, provincë Sichuan, 15 mars(Foto:VCG)

Zëvendëskryeministri kinez Ding Xuexiang kërkoi përpjekje konkrete për të ndihmuar të diplomuarit e kolegjit të gjejnë punë ose të hapin bizneset e tyre.

Gjatë një telekonference mbi këtë çështje, ai kërkoi saktësi dhe efektivitet në zbatimin e masave të politikave për stabilizimin e punësimit, citon “Xinhua”.

Ding theksoi eksplorimin e më shumë kanaleve të punësimit dhe dhënien e subvencioneve, në mënyrë që kompanitë të kenë më shumë stimuj për të punësuar.

“Të diplomuarve që janë të gatshëm të fillojnë biznese duhet t'u jepet mbështetje kreditore, ndërsa ndërmarrjet shtetërore duhet të sigurojnë që të punësojnë jo më pak të diplomuar nga universiteti se vitin e kaluar”,- tha ai.

Sipas zv.kryeministrit kinez, vendi duhet të krijojë projekte që hapin poste në nivelin fillor për të diplomuarit dhe t’i inkurajojnë ata të punojnë në komunitetet urbane dhe rurale.

Po ashtu, ai kërkoi të bëhen më shumë përpjekje për të ndihmuar grupet e punëkërkuesve që po përjetojnë vështirësi.

Ding theksoi gjithashtu parandalimin dhe korrigjimin e diskriminimit të punësimit, si dhe drejtimin e universiteteve për të optimizuar rregullimin e disiplinave. (Irma)