Studioja e re e dizajnit të makinave “Volvo” hapet në Shangai
2023-05-13 13:28:46

Foto:VCG

Një studio e re e projektimit të makinave “Volvo” u hap në Shangai, duke u bërë një nga tre qendrat globale të projektimit të prodhuesve të automjeteve.

Duke pasqyruar selinë e projektimit të “Volvo Cars”, në Goteborg, studioja e Shangait ka funksionet e nevojshme për të lehtësuar të gjithë procesin e projektimit, nga koncepti te prodhimi, njoftoi kompania, citon “Xinhua”.

Studioja e projektimit prej 5500 metrash katrorë ka makineri punimi, printerë 3D dhe punëtori të pajisura plotësisht për prodhimin e modeleve të sakta në mënyrë më efikase se kurrë.

Dizajnuesit e selisë në Shangai kanë akses edhe në mjedise të realitetit virtual, ku mund të eksplorojnë dizajne në botën virtuale.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Ambjentet e reja dhe teknologjitë më të fundit ndihmojnë në forcimin e bashkëpunimit në tre studiot tona të dizajnit në nivel global, ndërsa ne vazhdojmë ta çojmë dizajnin e Volvo Cars në nivelin tjetër”,- tha Jeremy Offer, kreu i dizajnit global të “Volvo Cars”.

Me hapjen e studios së dizajnit në Shanghai, kompania bëri të ditur se po përforcon edhe investimin e saj strategjik dhe zhvillimin afatgjatë në Kinë. (Irma)