Piramida e rikonstruktuar tashmë do të jetë qendra e re e inovacionit dhe e të pasionuarve pas teknologjisë
2023-05-13 13:16:35

 Piramida (Foto Rtsh)

Piramida (Foto Rtsh)

Mijëra qytetarë vizituan Piramidën, e cila u hap pas rikonstruksionit, duke u bërë tashmë qendra e inovacionit dhe e të pasionuarve pas teknologjisë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se tashmë Piramida do të jetë streha më e madhe në Rajon e të rinjve që i përkushtohen teknologjisë digjitale.

Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se Piramida e rilindur do të bëhet zemra e Shqipërisë së re të inovacionit, bën të ditur “RTSH”.

Transformimi i Piramidës në Tiranë vlerësohet si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë. Ajo nuk do të jetë vetëm hapësira e teknologjisë së informacionit, por edhe një stacion i turizmit në Tiranë, i atyre që duan të mësojnë historinë apo të shohin peizazhin.

Po ashtu Piramida do të funksionojë për trajnime, do të ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund të mblidhen, salla ku mund të ekspozojnë punimet e tyre dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Institucioni arsimor TUMO Tirana do të drejtojë Piramidën pas rinovimit të saj. Ai do të ofrojë programe arsimore parashkollore për 12-18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi. 

Piramida e Tiranës u ndërtua si muze në vitin 1988, në kujtim të ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha. Në vitin 1991 pas rënies së sistemit komunist, ajo shërbeu si qendër konferencash. Më pas, shërbeu si qendër kulturore. (Irma)