Kinë - Huatë në juanë shënuan rritje në prill
2023-05-13 13:19:08

 Foto:VCG

Foto:VCG

Kreditë në juanë në Kinë u rritën me 718.8 miliardë juanë (104.02 miliardë dollarë amerikanë) në prill, treguan të dhënat nga Banka Popullore e Kinës, shkruan “Xinhua”.

M2, një masë e gjerë e ofertës monetare që mbulon paratë në qarkullim dhe të gjitha depozitat, u rrit 12.4 për qind nga viti në vit në 280.85 trilionë juanë në fund të prillit, sipas Bankës Qendrore.

Norma e rritjes ishte 0.3 pikë përqindje më e ulët se në fund të marsit, por 1.9 pikë përqindje më e lartë se në fund të prillit të vitit të kaluar.

M1, masa që mbulon paratë në qarkullim plus depozitat pa afat, ishte 66.98 trilion juanë në fund të prillit, me një rritje prej 5.3 për qind në bazë vjetore. Norma e rritjes ishte 0.2 pikë përqindjee më e lartë se në fund të marsit të këtij viti dhe në fund të prillit të vitit të kaluar.

M0, sasia e parave të gatshme në qarkullim, u rrit me 10.7 për qind nga një vit më parë në 10.59 trilionë juanë në fund të prillit.

Në prill, Banka Qendrore injektoi 31.3 miliardë juanë para neto në treg.

Financimi i ri social i shtuar, një matje e fondeve që individët dhe firmat jofinanciare marrin nga sistemi financiar, arriti në 1.22 trilionë juanë në prill, një rritje prej 272.9 miliardë juanë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në fund të prillit, teprica e huasë në juanë u rrit 11.8 për qind në bazë vjetore në 226.16 trilionë juanë, ndërsa depozitat e papaguara në juanë arritën në 273.45 trilionë, 12.4 për qind më shumë në bazë vjetore. (Irma)