Kina lehtëson politikat për udhëtimin ndërkufitar
2023-05-12 10:33:38

Foto nga VCG

Kina do të rifillojë shërbimet e korsive të shpejta në të gjitha pikat e saj kufitare nga 15 maji, si pjesë e përpjekjeve të vendit për të lehtësuar udhëtimin përtej kufirit, njoftoi Administrata Kombëtare e Emigracionit.

Në një njoftim të administratës thuhet se shtetasit kinezë lejohet të përdorin korsi të shpejta për inspektimin e përshpejtuar të kufirit në dokumentet e mëposhtme të udhëtimit: pasaportat e zakonshme kineze, lejet e hyrjes për të udhëtuar drejt dhe nga Hong Kongu, Makao dhe Tajvani, lejet e udhëtimit në pjesën kontinentale për banorët e Hong Kongut dhe Makaos, lejet e udhëtimit në kontinent për banorët e Tajvanit dhe lejet e hyrjeve të shumta të vlefshme për një vit.

Të huajt mund ta përdorin shërbimin me pasaportat e tyre ose pasaportat elektronike dhe kartat e identitetit të rezidentit të përhershëm të huaj të lëshuar nga Kina dhe lejet e qëndrimit me një periudhë vlefshmërie më shumë se gjashtë muaj, thuhet në njoftim. (Irma)