Ministri i Jashtëm kinez viziton Institutin Konfuci në Berlin
2023-05-12 10:24:01

Foto nga MPJ

Këshilltari i Shtetit dhe Ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang, vizitoi Institutin Konfuci në Berlin, duke inkurajuar shkëmbimet më të afërta njerëzore dhe kulturore midis Kinës dhe Gjermanisë.

Qin tha se Instituti i parë Konfuci në Gjermani, në Berlin, jo vetëm që ka ndihmuar në promovimin e gjuhës dhe kulturës kineze, por gjithashtu ka përhapur farat e miqësisë që nga themelimi i tij 17 vjet më parë, përcjell “Xinhua”.

Ai inkurajoi studentët që të përmirësojnë mirëkuptimin e ndërsjellë përmes mësimit. Po ashtu, ai inkurajoi fakultetin të kapërcejë vështirësitë dhe të trajtojë sfidat për një institut më të mirë dhe të kontribuojë më shumë në promovimin e shkëmbimeve njerëzore dhe kulturore midis Kinës dhe Gjermanisë.

Qin vizitoi gjithashtu një ekspozitë mbi John Rabe në institut dhe u takua me familjen e Rabe.

Rabe, një biznesmen gjerman, së bashku me dhjetëra të huaj, rrezikuan jetën për të ngritur një zonë ndërkombëtare të sigurisë në qytetin Nanjing në vitin 1937 dhe ndihmoi në mbrojtjen e qytetarëve kinezë gjatë Masakrës së Nanjing.

Qin tha se Rabe shpëtoi më shumë se 250.000 kinezë dhe fitoi respektin dhe miqësinë e sinqertë të popullit kinez. “Ne duhet ta shikojmë historinë si një pasqyrë, të ruajmë paqen dhe mos të lejojmë kurrë që tragjedia e historisë të përsëritet”,- tha ai. (Irma)