Orsola Mema, mes pikturës dhe fotografisë
2023-05-12 11:00:32

Orsola Mema ( foto instagram)

Orsola Mema ( foto instagram)

CMG: Orsola, jeni e njohur në botën e fotografisë, si u gjendet këtu ?

Orsola Mema: Kujtoj prindërit në këto çaste që në shumicën e kohës më thonin, "Çfarë të lidh ty me foton, ti je piktore?!” Por, unë gjithmonë kam besuar se një vajzë që pikturon bukur është një vajzë që edhe fotografon bukur. Janë dy fusha shumë pranë njëra- tjetrës.

Unë e kam dashur që e vogël fotografinë, ndoshta ka qenë një ligj tërheqje në mes. Unë kam përfunduar liceun artistik dhe në vitin e dytë jam profilizuar në klasën e fotografisë. Liceu të jep një formacion të përgjithshëm dhe ishin disa gjëra që të kulturojne dhe më pas e kupton me eksperiencë se çfarë duhet të bësh. Në Akademinë e arteve arrita të marr leksione se çfarë duhet të përcjell te syri i shikuesit.

Orsola Mema ( foto instagram)

Orsola Mema ( foto instagram)

CMG: Nje vajzë e vogël me ëndrra të mëdha.  E kishit planifikuar jetën tuaj kështu ?

Orsola Mema: Ëndrrat vijojnë, nuk ndalojnë kurrë dhe nuk kanë ndaluar kurrë as për mua. Unë vijoj të bëj të njëjtën gjë pasi e dua shumë profesionin apo punën time. Zgjohem çdo ditë me qëllimin për të bërë diçka ndryshe dhe për të qenë në koherencë me të renë, apo risitë që na vijnë në jetë. Ndaj gjithë ato herë që punoj diçka të re ndihem shumë e lumtur që kam mësuar diçka të re. Unë ëndërroj për gjëra më të mëdha.

CMG: A jeni profilizuar në realizimin e fotove?

Orsola Mema: Nuk mund të them se çfarë bëj dhe çfarë nuk bëj pasi futem tek njerëzit dhe i  eksploroj thuajse të gjitha, jam natyrë kërkuese dhe kërkoj që të zbuloj. Ajo që është e veçantë është që unë i dua njësoj të gjitha fushat e fotos. Njerëzit kanë shije dhe tipe të ndryshëm ndaj unë kam ditur se si t’i përshtatem atyre. Por dua të pranoj që kam dhe vijoj të kem shumë për zemër foton- portret. Kam qejf që të fotografoj portrete unike .

Orsola Mema ( foto instagram)

Orsola Mema ( foto instagram)

CMG: Fokusi është tek e bukura apo tek ndjenjat?

Orsola Mema: Të dyja. Përpiqem që të nxjerr dikë bukur me të vetmin qëllim për ta lumturuar apo për ta bërë të ndihet mirë me veten, apo atë që përfaqëson.

Është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë bukurinë e tyre dhe pikat më të forta të portretit të tyre. Unë që e vogël kam qenë natyrë që të bukurën e vendosja në dukje edhe me njerëzit në jetën e përditshme. E kam dashur përherë të bukurën ndaj jam edhe sot e të njejtit mendim për të respektuar dhe nxjerrë në pah të bukurën . Gjithkush që vjen në studio vjen për të ndërtuar kujtime dhe unë duhet të jem e gatshme për t'ia plotësuar këtë gjë .

CMG: Si e ndërtuat studion tuaj ? Një moment kthese në rrugëtimin tuaj ...

Orsola Mema: Është hapi më i madh dhe më i rëndësishëm për mua . Për artistin është shumë e rëndësishme të ketë një hapësirë ku të njohë veten dhe artin e tij . Unë kam mundësi që të ndaj më pas angazhimet e mia qoftë kohën apo edhe angazhimin që kam . Artisti duhet të jetë i lirë !

Orsola Mema ( foto instagram)

Orsola Mema ( foto instagram)

CMG: Profesioni juaj  ju dhuron vetëm çaste lumturie?

Orsola Mema: Lumturia është tepër relative, por unë mendoj që jam tejet e lumtur dhe gëzohem për këtë gjë pasi profesioni im  të bën që të takosh njerëz vetëm në çaste të bukura të tyre, si në dasma,  ceremoni, ditëlindje. Janë këto vende dhe momente ku njerëzit thjesht gëzojnë dhe për këtë gjë ndihem shumë e lumtur që të fotografoj lumturinë e të tjerëve dhe të mbaj në kujtesën time çaste të tilla. 

CMG: Sa e vështirë është të punosh me fëmijët?

Orsola Mema: Unë jam njeri shumë i qetë dhe nuk dal kurrë nga vetja ndaj dhe kjo cilësi më ndihmon tek puna me fëmijët, pasi ata duan natyrë të qetë për t’i duruar në kapriçot e tyre. Fëmijët do qeshin kur ata duan të qeshin dhe jo kur duam ne. Fotot me fëmijët janë më të bukurat.

CMG: Cila është rëndësia e fotos në jetën tuaj ?

Orosla Mema: Fotografia është vetë jeta ime. Me jep po aq sa i jap, nëse flasim për ndjesi. Çdo ditë duket si një fillim i ri me foton.

Intervistoi: Megi Latifi

Orsola Mema me moderatoren Alekta Vejsiu ( foto instagram)

Orsola Mema me moderatoren Alekta Vejsiu ( foto instagram)