Presidenti kinez Xi Jinping inspekton qytetin Shijiazhuang
2023-05-12 16:45:52

Presidenti kinez Xi Jinping inspektoi të premten qytetin Shijiangzhuang të provincës Hebei të Kinës. Xi vizitoi me radhë institutin e Kërkimeve Bazë Industriale të Grupit të Teknologjisë Elektronike të Kinës dhe Sallën e Ekspozitës së Planifikimit të Parkut Ndërkombëtar Biomjekësor të qytetit Shijiazhuang, për t'u njohur me kërkimin dhe prodhimin e sipërmarrjeve dhe nxitjen e zhvillimit të sektorit biomjekësor. (Li Huailiang/Artan)