Kina i kërkon G7-s të mos bëhet bashkëfajtore në detyrimin ekonomik
2023-05-12 20:56:24

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin theksoi në një konferencë shtypi të premten se Kina i kërkon G7-s që të ndalojë krijimin e “qarqeve të vogla” dhe të mos bëhet bashkëfajtore në detyrimin ekonomik.

Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas njoftimeve, vendet anëtare të G7-s do të njoftojnë një përgjigje të përbashkët ndaj “detyrimit ekonomik”, për t’i dërguar një sinjal Kinës. Zëdhënësi vuri në dukje që Kina vetë është palë e dëmtuar nga detyrimi ekonomik i ShBA-së dhe gjithmonë kundërshton me vendosmëri detyrimin ekonomik të vendeve të tjera.

“Duke folur për detyrimin ekonomik, e para që duhet dënuar është ndoshta ShBA-ja. ShBA-ja e ka zgjeruar vazhdimisht konceptin e sigurisë kombëtare, ka keqpërdorur masat e kontrollit të eksporteve dhe kanë zbatuar masa diskriminuese e të padrejta ndaj kompanive të vendeve të tjera. Veprimet e saj shkelin rëndë parimet e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së ndershme,” theksoi ai.

Wang vuri në dukje se, sipas njoftimeve, nga viti 2000 deri më 2021, sanksionet e ShBA-së ndaj vendeve të tjera u rritën 933 për qind. Vetëm gjatë administratës së Trump-it janë zbatuar më shumë se 3 900 sanksione, mesatarisht tre sanksione në ditë. Deri në vitin financiar 2021, ShBA-ja kishte vendosur më shumë se 9 400 sanksione. ShBA-ja ka vendosur sanksione të njëanshme ekonomike ndaj afro 40 vendeve, duke përfshirë rreth gjysmën e popullsisë së botës. Në fakt, edhe vendet anëtare të G7-s kanë pësuar detyrimin ekonomik të ShBA-së. Kompanitë e aleatëve të ShBA-së, si “Toshiba” e Japonisë, “Siemens” e Gjermanisë dhe “Alstom” e Francës kanë qenë objektiva të shtypjes së ShBA-së.

 “Nëse samiti i G7-s dëshiron të vendosë në rendin e ditës ‘përgjigjen ndaj detyrimit ekonomik’, unë sugjeroj që të diskutohen fillimisht veprimet e ShBA-së. Kur organizon samitin e G7-s, a mund t’i ankohet Japonia ShBA-së në emër të anëtarëve të tjerë të ngacmuar nga ShBA-ja? Apo të paktën të shprehë disa fjalë nga e vërteta?” tha zëdhënësi kinez. (Li Huailiang/Artan)