Përse problemi i punësimit të fëmijëve ende nuk është zgjidhur në ShBA?
2023-05-12 16:08:51

Në një raport të fundit në gazetën "The New York Times" mbi problemin e punësimit të fëmijëve, shfaqet një foto e tillë: në një dyqan të ushqimit të shpejtë, një emigrant 15-vjeçar po shikon celularin, dhe duart e tij janë plot njolla. Ai është punësuar nga një kompani prodhimi për turnin e natës. Problemi i punës së fëmijëve është kritikuar gjerësisht në botën e sotme, por kjo dukuri është shumë e dukshme në shoqërinë amerikane.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Punës i ShBA-së, në vitin 2022, në sektorët e bujqësisë, të shërbimit të ushqimit, shitjes me pakicë, argëtimit e ndërtimit janë punësuar miliona adoleshentë amerikanë, shumica e të cilave janë fëmijë emigrantë. Sipas njoftimeve të "Reuters"-it, qysh nga viti 2018, fëmijët e punësuar në mënyrë të paligjshme në ShBA janë shtuar afro 70 %.

Përse ka aq shumë fëmijë të punësuar në ShBA? Një arsye e rëndësishme është zbrazëtia në sistemin ligjor të ShBA-së.

Disa ligje mbi punësimin e fëmijëve në ShBA, si ligji "Keating-Owen", Akti i Standardeve të Punës së Ndershme etj., janë hartuar në fillim të shekullit të 20-të, dhe nuk e ndalojnë punësimin e fëmijëve, por vetëm vënë disa kufizime për punësimin e fëmijëve në sektorët me rrezik. Por sipas ligjit të tanishëm, në sektorët pa rrezik mund të punojnë adoleshentë mbi 14 vjeç.  Prandaj, punësimi i adoleshentit 15 vjeç në foton e gazetës "The New York Times" vjen prej mangësive të sistemit ligjor.

Përveç kësaj, ligjet përkatëse të ShBA-së nuk ndalojnë punësimin e fëmijëve nën 14 vjeç në sektorin bujqësor. Sipas organizatës jofitimprurëse Qendra e Shëndetit të Punonjësve të Fermës të ShBA-së, 300 mijë deri 800 mijë fëmijë janë punësuar në ferma, disa ndër të cilët nën moshën 10 vjeçe. Sipas raportit të qeverisë amerikane, 100 mijë fëmijë që punojnë në ferma janë lënduar në punë. (Xu Guang)