Një nxënës shkon në shkollë me armë të mbushur, distrikti shkollor i Miçiganit ndalon çantat në shkollë
2023-05-12 16:16:40

CFP

CFP

Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve "The Associated Press", për të parandaluar që nxënësit të shkojnë në shkollë me armë, disa shkolla të shtetit Miçigan në ShBA nxitën rregullat e ndalimit të marrjes së çantave në shkollë. Sipas artikullit, kohët e fundit, një nxënës i klasës së 3-të të shkollës fillore shkoi në shkollë me një armë të mbushur. Kjo është hera e katërt këtë vit që zbulohen nxënës me armë në shkollë në këtë distrikt shkollor, tre ndër të cilët e kishin futur armën në çantë. Prandaj, për arsye sigurie, ky distrikt shkollor mori vendimin që të ndalohet marrja e çantave në shkollë.

Më parë, në shkollat publike të qytetit Flint të këtij shteti është ndaluar marrja e çantave në shkollë qysh nga 1 maji, për arsye të "rritjes së veprimeve kërcënuese dhe të futjes së sendeve të ndaluara si armët në shkollat e ndryshme". Në vitin 2021, një nxënës 15-vjeçar shkoi në klasë me pistoletë gjysmë automatike dhe vrau katër nxënës e plagosi të paktën shtatë veta. Në janar të vitit 2023, një djalë 6 vjeç nga Virxhinia shkoi në shkollë me armë dhe qëlloi mësuesin e vet 25-vjeçar. (Xu Guang) 

CFP

CFP