Kina ruan ekuilibrin bazë në bilancin e pagesave në tremujorin e parë
2023-05-12 20:36:51

Sipas të dhënave nga Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor e Kinës, në tremujorin e parë të këtij viti, suficiti i llogarisë rrjedhëse të Kinës arriti në 560.5 miliardë juanë, ndërsa suficiti i tregtisë së mallrave 889 miliardë juanë. Deficiti i tregtisë së shërbimeve arriti në 321.8 miliardë juanë, deficiti i të ardhurave parësore kapi vlerën 43.5 miliardë juanë, ndërsa suficiti i të ardhurave dytësore ishte 36.9 miliardë juanë.

Zv.drejtorja dhe zëdhënësja e Administratës Shtetërore të Këmbimit Valutor të Kinës Wang Chunying u shpreh të premten që, në tremujorin e parë të sivjetshëm, bilanci i pagesave i Kinës ruajti ekuilibrin bazë dhe fluksi i dyanshëm i kapitaleve ndërkufitare mbeti në një nivel të arsyeshëm dhe i rregullt.

Në përgjithësi, përballë një mjedisi të jashtëm të ndërlikuar në ndryshim të shpejtë, Kina i përmbahet parimit të përgjithshëm të kërkimit të përparimit duke ruajtur qëndrueshmërinë dhe përpiqet të nxitë zhvillimin me cilësi të lartë. Zhvillimi ekonomik i Kinës po tregon një prirje pozitive rimëkëmbjeje, duke ofruar mbështetje thelbësore për bilancin bazë të pagesave të vendit. (Li Huailiang/Artan)