Kina do të përmirësojë edukimin për shëndetin mendor për studentët
2023-05-12 14:21:16

Foto nga VCG

Ministria e Arsimit në Kinë dhe 16 autoritete të tjera kanë nxjerrë së bashku një plan veprimi për rritjen e edukimit të shëndetit mendor në shkolla, kolegje dhe universitete.

Sipas planit të veprimit trevjeçar, shkollat profesionale duhet të përfshijnë edukimin e shëndetit mendor në kurrikulat e tyre, ndërsa kolegjet dhe universitetet duhet t'i bëjnë të detyrueshme kurset e shëndetit mendor për studentët, raporton “Xinhua”.

Gjithashtu kërkohet që shkollat e arsimit parauniversitar të edukojnë nxënësit për shëndetin mendor.

Sipas planit, pritet që deri në vitin 2025, rreth 95 për qind e shkollave, kolegjeve dhe universiteteve në Kinë të kenë këshilltarë të shëndetit mendor me kohë të plotë ose të pjesshme.

Në plan thuhet se çdo kolegj ose universitet duhet të ketë të paktën dy këshilltarë të shëndetit mendor dhe çdo shkollë e sistemit parauniversitar duhet të ketë të paktën një. (Irma)