Shanxi në Kinë, rritje me 67 për qind në tregtinë me ASEAN në tremujorin e parë
2023-05-12 10:15:49

Foto nga VCG

Provinca Shanxi në Kinën veriore, e pasur me qymyr, regjistroi 67.1 për qind rritje në bazë vjetore në tregtinë me Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në tremujorin e parë të viti, thanë autoritetet lokale, citon “Xinhua”.

Sipas Doganave të Taiyuan, kryeqendra e provincës, tregtia midis Shanxi dhe vendeve të ASEAN-it gjatë kësaj periudhe arriti në 6.54 miliardë juanë (rreth 944 milionë dollarë amerikanë).

Ndër 10 vendet e ASEAN-it, Indonezia u rendit e para në vlerën e tregtisë me Shanxi nga janari në mars, me një vlerë importi dhe eksporti prej 3.29 miliardë juanë, një rritje prej 368.7 për qind.

Eksportet kryesore përbëheshin nga produkte mekanike dhe elektrike. Në këtë tremujor, Shanxi eksportoi 1.9 miliardë juanë produkte mekanike dhe elektrike në vendet e ASEAN-it, një rritje vjetore prej 50.2 për qind dhe që përbën gati 70 për qind të totalit të eksporteve të saj. (Irma)