Ekuipazhi i "Shenzhou-15" hyn në anijen kozmike të mallrave "Tianzhou-6"
2023-05-12 20:20:34

Anëtarët e ekuipazhit të anijes kozmike kineze "Shenzhou-15", që jetojnë dhe punojnë tani në stacionin hapësinor të vendit, hapën kapakun e anijes kozmike të mallrave "Tianzhou-6" të premten, një ditë pasi ajo u lidh me stacionin hapësinor, sipas Agjencisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë të Kinës.

Rreth orës 8:00 në mëngjes, ekuipazhi hapi kapakun e anijes kozmike të mallrave dhe filloi transferimin e pakove.

Anija është e mbushur me furnizime për ekuipazhet e ardhshme të anijeve kozmike "Shenzhou-16" dhe "Shenzhou-17", si dhe me lëndë shtytëse për stacionin hapësinor e me materiale për aplikime dhe eksperimente shkencore, me peshë gjithsej mbi shtatë tonë.

Detyra e parë e ekuipazhit është të lëvizë pajisjen që mban mostra qelizore në kabinetin eksperimental në modulin "Wentian", pasi kjo kërkon kontroll të rreptë të kohës dhe temperaturës.

Foto nga Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës

Foto nga Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës

Kjo pajisje u instalua në anijen kozmike të mallrave vetëm pesë orë përpara nisjes. Furnizimet për astronautët përfshijnë veshje, ushqime dhe ujë. Gjithsej 70 kilogramë fruta të freskëta janë dërguar në stacionin hapësinor në këtë udhëtim, dy herë më shumë se sasia e bartur nga anija e mallrave "Tianzhou-5".