Zyrtarët e lartë kinezë dhe amerikanë zhvillojnë bisedime "të sinqerta" e "konstruktive" në Vjenë
2023-05-12 11:24:02

Foto nga Xinhua

Zyrtarë të lartë kinezë dhe amerikanë kanë pasur bisedime "të sinqerta" dhe "konstruktive" mbi marrëdhëniet dypalëshe në Vjenë gjatë dy ditëve të fundit.

Wang Yi, drejtor i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së Jake Sullivan zhvilluan diskutime "të sinqerta, të thella, thelbësore dhe konstruktive" mbi marrëdhëniet dypalëshe të mërkurën dhe të enjten, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme kineze të publikuar të enjten.

Të dy palët diskutuan mbi heqjen e pengesave në marrëdhëniet kino-amerikane dhe ndalimin e përkeqësimit të tyre, thuhet në deklaratë.

Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, shtjelloi plotësisht qëndrimin solemn të Kinës mbi çështjen e Tajvanit.

Të dy palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi gjendjen në rajonin e Azi-Paqësorit, Ukrainën dhe çështje të tjera ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët, dhe pranuan të vazhdojnë ta përdorin këtë platformë komunikimi strategjik.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë i përshkroi bisedimet dypalëshe si "të sinqerta, thelbësore dhe konstruktive."