Raporti nga instituti europian i studimit të politikave vlerëson lart nismën “Një brez, një rrugë”
2023-05-12 20:34:13

Përballë fakteve, do të shkatërrohet çdo shpifje për nismën "Një brez, një rrugë" dhe bashkëpunimin midis Kinës e vendeve bashkëndërtuese, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin në përgjigje të vlerësimit të lartë të një instituti europian studimi politikash për nismën “Një brez, një rrugë”.

Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas njoftimeve, instituti europian “Bruegel” publikoi ditët e fundit raportin mbi prirjen e njohjes globale të nismës “Një brez, një rrugë”. Raporti nxjerr të dhëna nga njoftimet e medieve kryesore të rreth 150 vendeve të ndryshme, dhe bën analizën sasiore të vëmendjes globale dhe orientimit emocional për nismën “Një brez, një rrugë”. Sipas këtij raporti, shumica e rajoneve të botës kanë mendim pozitiv për nismën kineze “Një brez, një rrugë”. Në raport vihet në dukje gjithashtu se, gjatë dhjetë vjetëve, nisma “Një brez, një rrugë” ka kaluar vështirësi e sfida të shumta,  duke u vlerësuar në sferë globale, veçanërisht në vendet në zhvillim.

Foto: VCG

Foto: VCG

 “Kyçi për mirëpritjen e nismës ‘Një brez, një rrugë’, të paraqitur nga presidenti kinez, është se Kina i është përmbajtur gjithmonë parimit të konsultimeve të përbashkëta, ndërtimit të përbashkët dhe përfitimeve të përbashkëta. Kina nuk ua imponon kurrë idetë e saj të tjerëve, dhe nuk mban produkte private gjeopolitike. Nisma ‘Një brez, një rrugë’, si një platformë gjithëpërfshirëse për bashkëpunim ndërkombëtar, nxit globalizimin që u shërben vendeve të ndryshme, jo vetëm vendeve të zhvilluara, dhe zhvillimin e përbashkët global më gjithëpërfshirës e të balancuar,” tha zëdhënësi.

Wang shtoi se Kina do të zhvillojë sivjet Samitin e 3-të të Nismës “Një brez, një rrugë”. Ajo do ta përdorë këtë rast për të nxjerrë përvojë me bashku me bashkësinë ndërkombëtare e për të hartuar plane për rritjen e nivelit të ndërtimit të “Një brez, një rrugë” me cilësi të lartë, duke u dhënë energji të re e shpresa të reja rikëmbjes ekonomike globale dhe zhvillimit të qëndrueshëm global. (Li Huailiang/Artan)