BE hap tenderin e parë për blerjen e përbashkët të gazit natyror
2023-05-12 10:01:53

Foto nga VCG

Komisioni Europian hapi tenderin e parë për blerjen e përbashkët të gazit natyror.

Maros Sefcovic, zv.presidenti i Komisionit Europian, e cilësoi veprimin si një moment historik, pasi kjo është hera e parë ndonjëherë që BE-ja përdor peshën e saj kolektive ekonomike për të rritur sigurinë e energjisë dhe për të trajtuar çmimet e larta të gazit, raporton “RTSH”.

Ai shpjegoi se 77 kompani europiane paraqitën kërkesa për një vëllim total prej 11.6 miliardë metra kub gaz, që përbëhet nga kërkesa për 2.8 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm (LNG) dhe 9.6 miliardë metra kub me furnizim me tubacion.

“Furnizuesit ndërkombëtarë të besueshëm mund të aplikojnë për tenderin deri më 15 maj për të ofruar gaz midis qershorit 2023 dhe majit 2024”,- tha Sefcovic.

E themeluar në dhjetor të vitit të kaluar, “AggregateEU” është tregu i ri i përbashkët i energjisë i bllokut që synon të grumbullojë kërkesa dhe të sigurojë furnizues të rinj për BE-në, për të reduktuar varësinë nga gazi rus. (Irma)