Prill: CPI-ja e Kinës rritet 0.1 %, PPI-ja bie 3.6 %
2023-05-12 11:29:41

Foto nga VCG

Treguesi i çmimeve të konsumit (CPI) i Kinës, një matës kryesor i inflacionit, u rrit 0.1 për qind në prill krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, raportoi të enjten Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, duke shënuar rënie të ritmeve të rritjes për të tretin muaj radhazi.

Mbi bazë mujore, çmimet u ulën pak me 0.1 për qind, nga rënia prej 0.3 për qind në mars.

Statisticieni i Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës, Dong Lijuan, shprehet se rritja më e ngadaltë e çmimeve ka ardhur prej bazës së lartë në periudhën përkatëse të vitit 2022, kur rritja e inflacionit arriti në 2.1 për qind.

"Në prill, oferta e tregut ishte përgjithësisht e mjaftueshme dhe kërkesa e konsumatorëve u rimëkëmb pak nga pak," tha Dong.

CPI-ja bazë, duke hequr çmimet e ushqimeve dhe energjisë, u rrit me 0.7 për qind nga një vit më parë dhe me 0.1 për qind në krahasim me marsin e këtij viti.

Treguesi i çmimeve të prodhimit (PPI) i Kinës, i cili mat koston e prodhimit të mallrave, ra 3.6 për qind në prill krahasuar me të njëjtin muaj të vjetshëm. (Çang Çuo)