Xi Jinping-u nxit zhvillimin me standard e cilësi të lartë të Zonës së Re Xiongan
2023-05-12 15:24:03

Foto: VCG

Foto nga Agjencia e Lajmeve Xinhua

Zona e Re Xiongan, rreth 100 kilometra në jug të kryeqytetit kinez Pekin, po shfaq pamje të reja dita-ditës. E quajtur "qytet i së ardhmes", kjo zonë në provincën Hebei të Kinës së Veriut shënon përvjetorin e vet të gjashtë këtë vit.

Gjatë një vizite inspektimi në Zonën e Re Xiongan të mërkurën, presidenti kinez Xi Jinping tha se fokusi tani është zhvendosur në ndërtimin me cilësi e standard të lartë të kësaj zone.

Kina njoftoi planet për të ngritur Zonën e Re Xiongan më 1 prill 2017, me qëllim për ta lehtësuar Pekinin nga funksionet jothelbësore të kryeqytetit dhe për të çuar përpara zhvillimin e bashkërenduar të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei.

Pamje nga Zona e Re Xiong

Pamje nga Zona e Re Xiong'an(Foto:VCG)

Foto nga Agjencia e Lajmeve Xinhua

Për zbatimin e këtij plani, ndërmarrjet shtetërore kineze të administruara nga qendra kanë ngritur më tepër se 140 degë dhe filiale në rajon. Gjithashtu, për të ofruar shërbime publike cilësore, universitetet, spitalet dhe shkollat me qendër në Pekin po hapin apo do të hapin degë në Xiongan.

Xi bëri thirrje për përpjekje për të përshtatur politikat dhe masat lidhur me arsimin, shëndetësinë, strehimin dhe sigurimet shoqërore, ndër të tjera, në mënyrë që institucionet dhe personeli i tyre të gëzojnë përfitime të prekshme.

Foto: Pamja e Zonës së Re Xiongan/ VCG

Gjatë vizitës së të mërkurës, kreu i shtetit i Kinës kërkoi gjithashtu që Xiongan të bëhet një qytet inteligjent me teknologji të larta e risi dhe një model i qytetit të gjelbër.

Për vetëm gjashtë vjet, Zona e Re Xiongan është shndërruar nga projekt në realitet, duke u bërë një qytet modern i nivelit të lartë.