Vendi i nisjes së anijeve kozmike Wenchang mund të lëshojë raketa të gjeneratës së re
2023-05-12 11:10:39

Foto nga VCG

Vendi i nisjes së anijeve kozmike Wenchang, në provincën Hainan të Kinës jugore, është tashmë i aftë të lëshojë raketa bartëse të mëdha dhe të mesme të gjeneratës së re.

Që nga krijimi, prej vendit të nisjes janë kryer shumë misione të mëdha lançimi në hapësirë, duke përfshirë fluturimin e parë të raketave transportuese të gjeneratës së re të Kinës, eksplorimin e parë planetar të Kinës dhe ndërtimin e kompleksit të stacionit hapësinor të Kinës, shkruan “Xinhua”.

Një raketë Long March-7 Y7, që mbante anijen e ngarkesave Tianzhou-6, u lëshua me sukses të mërkurën nga vendi i nisjes së anijes kozmike Wenchang, njoftoi Agjencia Hapësinore e Kinës.

Në gjysmën e dytë të këtij viti, vendi i lëshimit do të kryejë gjithashtu shumë misione lëshimi në hapësirë të raketave të mëdha dhe të mesme.

Ai gjithashtu do të promovojë zhvillimin e projekteve kryesore, të tilla si platforma e lëshimit të raketave me njerëz të gjeneratës së re dhe platforma e lëshimit të raketave me ngritje të rëndë, si dhe synon të bëjë përparim të qëndrueshëm drejt shndërrimit në një vend lëshimi të anijeve kozmike moderne të klasit botëror. (Irma)