Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin njoftoi të premten në një konferencë për shtypin se, që nga 15 maji, përfaqësuesi i posaçëm i qeverisë kineze mbi çështjet euroaziatike Li Hui do të bëjë vizita në Ukrainë, Poloni, Francë, Gjermani dhe Rusi, ku do të diskutojë me palët për një zgjidhje politike të krizës së Ukrainës. Pas shpërthimit të krizës së Ukrainës, Kina ka mbajtur gjithmonë një qëndrim të drejtë e objektiv dhe ka nxitur aktivisht bisedimet e paqes.

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës
Zëdhënësi theksoi se vizita e përfaqësuesit kinez në këto vende tregon qartë që Kina qëndron me vendosmëri në anën e paqes. Aktualisht kriza e Ukrainës ende po përshkallëzohet dhe po vijojnë të shfaqen ndikimet e saj. Bashkësia ndërkombëtare po bën gjithnjë e më shumë thirrje për armëpushim dhe për zbutjen e gjendjes. Pala kineze është e gatshme të vijojë të luajë rol konstrutiv për të shtuar konsensusin ndërkombëtar për armëpushimin, nisjen e bisedimeve paqësore, shmangien e përshkallëzimit të situatës etj., duke dhënë kontributin e Kinës në nxitjen e zgjidhjes politike të krizës ukrainase. (Li Huailiang/Artan)
