Shitjet në “Wushang” trend i ri në zhvillim të mallrave luksoze
2023-05-11 11:32:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Wushang Group”, shitësi me pakicë dhe operatori i qendrave tregtare me bazë në Wuhan, në provincën Hubei, njoftoi se të ardhurat u rritën gjatë festës së fundit të Ditës së Majit.

Rritjet ishin të dukshme jo vetëm në dyqanet e saj në provincën Hubei në Kinën qendrore, por dhe në dyqanin e saj të sapohapur në Nanchang, kryeqendra e provincës Jiangxi në Kinën lindore. Kjo tregon për një treg në zhvillim për mallra luksoze përtej qyteteve të nivelit të parë, thanë ekspertët e industrisë. Në total, 13 qendra tregtare dhe 107 supermarkete të “Wushang” në të gjithë Kinën shënuan rritje dyshifrore gjatë periudhës së pushimit pesëditor në Kinë që filloi më 29 prill.

Në ditën e parë të festës, qendra tregtare “Wushang” në Wuhan pati rritje të të ardhurave me 100 për qind në bazë vjetore, me radhë të gjata jashtë dyqaneve të markave ndërkombëtare luksoze si “Louis Vuitton” dhe “Cartier”. Qendra tregtare “Wushang” në Nanchang, qendra e parë tregtare luksoze e qytetit, që u hap më 28 prill, tërhoqi më shumë se 900.000 banorë vendas gjatë festës, me shpenzime totale që i kalonin 70 milionë juanë (10.11 milionë dollarë).

Në vitin 2022, në provincën Jiangxi, ku ndodhen më shumë se 45 milionë banorëve të regjistruar, të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve në zonat urbane ishin rreth 43.000 juanë, sipas autoriteteve provinciale. Markat kryesore ndërkombëtare, duke përfshirë “Versace”, “MaxMara” dhe “Chloe, shënuan performancë të fortë shitjesh në zona të tilla, me shitjet e “Qeelin” dhe “Coach” që u ngjitën në nivelet më të larta rajonale.

Më shumë se 20 marka bukurie të nivelit të lartë shitën mallra me vlerë 4.5 milionë juanë në ditën e parë të festës. Sipas kompanisë, markat më të mira të orëve luksoze, si “Jaeger-LeCoultre” dhe “Tudor”, ishin ndër më të preferuarat e konsumatorëve vendas.

Zhong Ziqin, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i “Wushang Mall”, deklaroi se shitjet i tejkaluar pritshmëritë. “Konsumatorët në provincën Jiangxi kanë kapacitetin shpenzues si dhe një shije për mallrat luksoze, me interes të veçantë për markat e nivelit të lartë. E ardhmja e biznesi luksoz është në qytetet e nivelit më të ulët”,- tha ai.

Dëshmia e kësaj tendence mund të gjendet në kthimin e konsumatorëve nga qytetet e nivelit të lartë në vendlindjet e tyre në qytetet e nivelit të tretë dhe të katërt pas pandemisë Covid-19.

“Ata ndiejnë më pak presion në vendlindjet e tyre, kanë më shumë të ardhura të disponueshme tani dhe kanë zhvilluar një vizion të ri për jetën, si dhe një shije për mallrat luksoze, pasi kanë jetuar në qytete të nivelit të lartë në të kaluarën”,- tha Zhong.

Sipas kompanisë konsulente “Bain&Company”, krahasuar me tregjet e tjera në zhvillim, Kina është një gjigant për sa i përket hapësirës për rritjen e tregut të mallrave luksoze. Kina ka një numër më të madh të konsumatorëve me të ardhura të mesme dhe të larta dhe këto grupe parashikohet të dyfishohen në numër deri në vitin 2030.

“Konsumi i luksit do të rikuperohet sapo të neutralizohet situata nga Covid-19, po ashtu do të përmirësohet dhe frekuentimi i qendrave tregtare dhe ndjenja e konsumatorit. Pritet që nivelet e shitjeve të vitit 2021 të shihen rreth gjysmës së parë dhe gjysmës së dytë të vitit 2023”,- thuhet në raportin e “Bain”.

Konsumi i luksit në tregun e brendshëm të Kinës është në rritje, duke pasur parasysh zvogëlimin e hendekut të çmimeve midis tregjeve të huaja dhe tregut të brendshëm, si dhe kuptimit më të thellë të mallrave luksoze midis brezit të ri të konsumatorëve, tha Zhong i grupit “Wushang”. Ai theksoi se çmimi nuk ka më rëndësi, por tërheqja e modeleve dhe stileve ka.

Në harmoni me trendin e zhvendosjes së konsumatorëve luksoz drejt qyteteve të nivelit më të ulët, “Florentia Village”, që aktualisht ka shtatë pika në qytetet kryesore duke përfshirë Tianjin, Shangai dhe Guangzhou në provincën Guangdong, po punon me më shumë se 1200 dyqane dhe mbi 300 marka. Kompania hyri në tregun kinez në vitin 2011. “Shitja me pakicë e markave luksoze ka potencial të madh në Kinë dhe ne jemi shumë optimistë për tregun këtu”,- tha Jacopo De Vena, drejtor menaxhues i “Florentia Village” dhe “RDM Asia”.

Operatori i qendrave tregtare filloi funksionimin në qytetet e nivelit të parë dhe që atëherë është zgjeruar në qytetet e nivelit të parë në zhvillim dhe qytete të nivelit të dytë, si Wuhan në provincën Hubei, Chengdu në provincën Sichuan dhe Chongqing.