Xi Jinping-u i dërgon mesazh ngushëllimi presidentit të Republikës Demokratike të Kongos për shirat e rrëmbyeshëm
2023-05-11 11:42:02

Foto nga VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të mërkurën një mesazh ngushëllimi presidentit të  Republikës Demokratike të Kongos, Felix-Antoine Tshisekedi Tshilombo, për shirat e rrëmbyeshëm të rënë në këtë vend të Afrikës.

Xi u shpreh se, ditët e fundit, Republika Demokratike e Kongos u përballua me shira të rrëmbyeshëm, që kanë shkaktuar viktima të shumta dhe humbje të mëdha ekonomike. "Në emër të qeverisë dhe popullit  kinez shpreh ngushëllime të thella për viktimat dhe simpati të sinqertë për të afërmit e tyre, të plagosurit dhe të prekurit nga fatkeqësia. Besoj se Republika Demokratike e Kongos do t'i kapërcejë vështirësitë dhe do të rindërtojë vatrat e veta," u shpreh kreu i shtetit kinez në mesazhin e tij të ngushëllimit. (Çang Çuo)