Investimet hekurudhore në Kinë u rritën me 6.3 për qind në katër muajt e parë
2023-05-11 10:46:53

Foto nga VCG

Investimet e aseteve fikse në hekurudhat e Kinës u rritën me 6.3 për qind në bazë vjetore në katër muajt e parë të vitit, tregojnë të dhënat nga “China State Railway Group Co., Ltd”, citon “Xinhua”.

Në hekurudha u investuan rreth 167.4 miliardë juanë (rreth 24.2 miliardë dollarë amerikanë) në katër muajt e parë të vitit, sipas ndërmarrjes shtetërore kineze, duke përparuar me ndërtimin e një sistemi modern të infrastrukturës hekurudhore në vend me ritëm të përshpejtuar.

Kompania njoftoi se është fokusuar kryesisht në artikujt e lidhur me hekurudhat në 102 projektet kryesore të vendit të prezantuara për Periudhën e Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025).

Sipas kompanisë, është përfunduar shtrimi i binarëve për linjën hekurudhore midis Tianjin dhe Aeroportit Ndërkombëtar Daxing të Pekinit.

Të dhënat tregojnë se të ardhurat e kompanisë u rritën me 18.2 për qind në bazë vjetore gjatë tremujorit të parë në 271.9 miliardë juanë. (Elona)