Presidenti kinez Xi Jinping inspekton qytetin Cangzhou
2023-05-11 21:19:20


Presidenti i Kinës Xi Jinping inspektoi të enjten qytetin Cangzhou të provincës Hebei. Xi vizitoi me radhë fushat e grurit me tokë të thatë alkaline në zonën Xianzhuang të qytetit Huanghua dhe zonën portuale të qymyrit të Portit Huanghua për t’u njohur me promovimin dhe industrializimin e kultivimit të grurit në tokë të thatë alkaline, si edhe me menaxhimin, prodhimin dhe planifikimin e zhvillimit të zonës portuale. (Li Huailiang/Artan)