Përse e praktikojmë shpatën?
Për të gjetur drejtimin dhe për ta mbajtur mendjen të fokusuar. Vetëm duke e përqendruar mendjen te shpata, mund të kultivojmë thelbin e saj.
Ky është thelbi i Shpatës Dharma të "Shaolinit".
Shpata Dharma e"Shaolinit"./CGTN foto
Shpata Dharma e "Shaolinit", një ndër artet marciale të tempullit "Shaolin", është trashëguar nga Bodhidharma. Fizikisht dhe shpirtërisht, kjo teknikë ka 41 lëvizje, që përfshijnë goditjen, shenjimin, çikjen, trazimin, mbajtjen, shpërthimin dhe teknikat e kyçit të dorës. Praktikuesi alternon mes lëvizjes e qetësisë, me shumë lëvizje të shpatës dhe gishtave.
Shi Yanchen erdhi në tempullin "Shaolin" në fund të vitit 2008. Duke u praktikuar për mbi një dekadë, ai ka një kuptim të thellë për Shpatën Dharma të "Shaolinit". Teknikat, edhe pse duken të rastësishme, janë në të vërtetë të fuqishme e të shkathëta. Goditja është për sulmim dhe ngritja për mbrojtje. Ky bashkim është shumë praktik e teston teknikat bazë të praktikuesve.
Nevojiten 10 vjet për të mprehur aftësitë tuaja me një shpatë Shaolin Dharma./CGTN foto
Mësimi ose ushtrimi nuk ka fund, por frustrimi dhe frika janë të pashmangshme. Shpata Dharma është jo vetëm për kultivimin fizik, por edhe për zemrën. Një mendje e qetë mbizotëron. Gjithçka në ushtrimin e arteve marciale është kultivim.
"Kam bërë vizatime të skulpturave në tempull. Edhe vizatimi është një metodë vetëkultivimi. Të gjitha problemet nuk janë te shpata, por brenda vetes. Ishte rezultat i rrëmbimit tim," tha Shi.
Shi Yanchen është një murg luftëtar në Tempullin "Shaolinit"./CGTN foto
Nëse zemra juaj është mjaft e fortë, do të jeni të qetë kur mbani shpatën. Ky është meditimi Zen i murgjve luftëtarë të "Shaolinit". Meditimi, rutina e përditshme, djegia e temjanit dhe lutja, çdo gjë bëhet gradualisht pjesë e jetës suaj. Më në fund, fokusoheni më shumë në çfarë dëshironi në të vërtetë.
Artet marciale Shaolin janë pjesa e meditimit Zen të murgjve luftëtarë Shaolin./CGTN Foto
Pasi praktikoi për shumë vjet, Shi e konsideron tempullin "Shaolin" si shtëpinë e tij dhe burim të ushqimit të vet shpirtëror. Shpata i dha guximin dhe besimin. Të gjitha këto dhunti e bëjnë më të vendosur në rrugën e tij të kultivimit. Të heqin dorë nga gjërat që kanë fiksim dhe të mbajnë një mendje të pastër është qëllimi dhe besimi i murgjve luftëtarë të "Shaolinit". (Xu Guang)
Shi Yanchen është një murg luftëtar në Tempullin "Shaolinit"./CGTN foto