Shqipëria në konferencën “Autonomia dhe përgjegjshmëria shkencore” në Paris
2023-05-11 10:00:58

Foto nga ATSH

Shqipëria u përfaqësua nga akademiku Ilirjan Malollari në konferencën mbi autonominë dhe përgjegjshmërinë shkencore, organizuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Shkencës në bashkëpunim me UNESCO, në Paris.

Ky aktivitet, me pjesëmarrje të delegacioneve nga institucione kërkimore shkencore nga mbarë bota, kishte për qëllim të hedhë dritë, qartësojë dhe kristalizojë konceptin e autonomisë dhe përngjashmërisë shkencore, nëpërmjet normativave standarde, analizave dhe udhëzimeve, bën të ditur “ATSH”. Veprimtaria iu adresua sfidave në rritje, me zhvillimin e shpejtë në shkencë dhe teknologji dhe me shpërndarjen e pabarabartë të burimeve të të dhënave shkencore në botë.

Qëllimi i rëndësishëm i kësaj konference, përpos diskutimit të perspektivave historike dhe qasjes aktuale për autonominë në shkencë, ishte gjetja e mënyrave të reja për të bashkërenduar forcat me qëllim afrimin e qeverive dhe institucioneve kyçe në kuadër të një bashkëpunimi me frytdhënës dhe progresiv. (Elona)