Sektori i shpërndarjes së pakove në Kinë vazhdon të shënojë rritje
2023-05-11 15:34:58

Foto nga VCG

Sektori i shpërndarjes së pakove në Kinë ka vazhduar të rritet gjatë muajit të fundit, duke treguar situatën e mirë të funksionimit të industrisë, duke rritur shkallën dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimit, tregoi një indeks mujor i industrisë, përcjell “China Daily”.

Indeksi mujor i zhvillimit të dorëzimit të pakove ishte 356.4 muajin e kaluar, një rritje prej 47.7 për qind në bazë vjetore, tregoi raporti i indeksit nga Zyra Shtetërore e Postës në Kinë.

Për sa i përket shkallës së sistemit të dorëzimit të pakove, sektori është rritur me 35.1 për qind në bazë vjetore, sipas raportit të indeksit.

Nga këndvështrimi i zhvillimit të infrastrukturës së industrisë, sektori është rritur me 25 për qind në bazë vjetore falë ndërtimit të më shumë stacioneve të dërgesës së pakove dhe hapjes së më shumë linjave ndërkufitare të avionëve të mallrave.

Indeksi është një raport mujor nga Zyra e Postës që mat gjendjen e shërbimeve të dërgesave të pakove në të gjithë vendin. Ai siguron një vlerësim të përgjithshëm të industrisë së shërbimit të dërgesave, duke përdorur tregues të tillë si shpejtësia e dorëzimit, mbulimi, cilësia e shërbimit, kostoja dhe mbrojtja e mjedisit.

Raporti ofron gjithashtu një pasqyrë të tendencave brenda industrisë të dërgesave të pakove dhe rekomandime për përmirësime të mëtejshme.(Elona)