Raporti: Studentët kinezë kërkojnë stabilitet në punë dhe jo fleksibilitet
2023-05-11 15:32:13

Foto nga VCG

Studentët e universitetit kinez që janë gati të diplomohen po tregojnë preferencë në rritje për punë të qëndrueshme, kryesisht në kompanitë shtetërore.

Në një raport të portalit të rekrutimit “Zhaopin”, cituar nga “China Daily”, thuhet se shumica e studentëve të anketuar kërkojnë më shumë punë të qëndrueshme në kompanitë kryesore private ose shtetërore sesa punë fleksibël, sepse ato shpesh konsiderohen të mbushura me pasiguri.

Kompanitë e mëdha dhe të mesme mbeten zgjedhjet kryesore në tregun e punës, ndërsa rreth 26 për qind e të anketuarve janë të gatshëm të punojnë në kompani të vogla dhe mikro, sipas raportit.

Ndërsa studentët e diplomuar përbëjnë shumicën e punëkërkuesve, rekrutuesit janë më të prirë për studentë me diplomë pasuniversitare dhe ata me gradë doktorature, sipas sondazhit.

Nga mesi i prillit, rreth 47.5 për qind e studentëve të anketuar, mes të cilëve rreth 54.4 për qind e të diplomuarve profesionalë dhe 56.7 për qind e të diplomuarve me diplomë master apo doktoraturë kishin marrë oferta për punë.

Sipas “China Daily”, mungesa e grupeve të aftësive të kërkuara dhe mungesa e vullnetit për të zënë pozicione teknike në kompani janë arsyet pse studentët priren të marrin më pak oferta pune. (Elona)