Muzeu Fujian do të jetë vendi kryesor në Kinë për Ditën Botërore të Muzeut
2023-05-11 11:14:57

Foto nga VCG

Muzeu Fujian në provincën Fujian të Kinës lindore do të jetë vendi kryesor i Kinës për Ditën Botërore të Muzeut, më 18 maj, sipas Administratës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

“Muzeu do të presë aktivitete nga 17 deri më 19 maj me temën “Muzetë, qëndrueshmëria dhe jetë më të mira””,- deklaroi në një konferencë shtypi Gu Yucai, nënkryetari i administratës, citon “Xinhua”.

Sipas tij, në këtë aktivitet do të shpallen çmimet vjetore për ekspozitat më të mira nga muzetë në të gjithë Kinën.

Një ekspozitë me temë mbi Rrugën Detare të Mëndafshit do të hapet gjithashtu në Muzeun Fujian më 18 maj, ndërsa një numër ekspozitash, seminaresh, takimesh dhe evente të tjera do të zhvillohen në muzetë në mbarë krahinën.

Në të gjithë Kinën pritet të zhvillohen mijëra aktivitete për Ditën Botërore të Muzeut. (Elona)