Presidenti Xi Jinping inkurajon një ekuipazh të forcave nëndetare të marinës kineze
2023-05-11 21:30:20


Presidenti kinez Xi Jinping ka inkurajuar në një letër përgjigjeje të dërguar ditët e fundit një ekuipazh të forcave nëndetare të marinës kineze. 

Në letrën e përgjigjes, Xi ndër të tjera shkruan: “Letra juaj më kujton kohën e bukur që kaluam së bashku dhjetë vjet më parë. Gëzohem shumë, pasi e di që ju keni mbajtur me guxim përgjegjësi të rënda, keni kapërcyer një sërë vështirësish dhe keni kryer misione të ndryshme me sukses”.

Foto: VCG

Foto: VCG

Në letrën e tij, Xi theksoi se forcat nëndetare luftojnë në oqeanet e thella, me një mision të lavdishëm dhe me përgjegjësi të rënda. “Shpresoj që shokët do të mbajnë gjithmonë ndër mend besimin e madh të Partisë dhe popullit, do të përmirësojnë vazhdimisht aftësitë e tyre për të përmbushur misionet e detyrat, do të përpiqen të bëhen forca të shkëlqyera nëndetare gjithëpërfshirëse dhe do të japin kontribut më të madh për realizimin e objektivit të 100-vjetorit të ushtrisë,” tha ai.

Në prillin e vitit 2013, Xi vizitoi këtë ekuipazh të forcave nëndetare, hëngri drekë bashkë me të dhe shkëmbeu mendime. Gjatë këtyre dhjetë vjetëve, ekuipazhi ka realizuar me sukses një sërë detyrash kryesore. Kohët e fundit, anëtarët e ekuipazhit i shkruan një letër presidentit Xi, duke shprehur besimin dhe vendosmërinë e tyre të patundur për të mbajtur parasysh udhëzimet e komandantit, për të forcuar stërvitjen dhe për të përmirësuar aftësinë. (Li Huailiang/Artan)