Kina konfirmon vizitën e ministrit australian të tregtisë nga 11 në 13 maj
2023-05-11 21:09:49

Ministri australian i Tregtisë Don Farell po bën një vizitë në Kinë nga 11 në 13 maj, njoftoi të enjten Ministria kineze e Tregtisë.

Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësi i kësaj ministrie Shu Jueting tha që pala kineze shpreson se kjo vizitë do të zbatojë më tej konsensusin e arritur midis udhëheqësve të të dy vendeve në Bali në nëntor.

Ministri kinez i Tregtisë Wang Wentao e ftoi Farrell-in për vizitë gjatë bisedimeve virtuale të tyre në shkurt, kur Wang vuri në dukje se marrëdhëniet ekonomike e tregtare ndërmjet Kinës e Australisë gjendeshin përpara mundësive të mira.

Foto: VCG

Foto: VCG

Të dy palët duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të shtuar faktorët pozitivë në bashkëpunimin e tyre ekonomik e tregtar, tha ai.

Kina është partnerja më e madhe tregtare e Australisë dhe Australia është partnerja e tetë më e madhe tregtare e Kinës. Tregtia dypalëshe arriti në 58.79 miliardë dollarë amerikanë në tremujorin e parë të vitit 2023, 10.9 për qind shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Administrata e Përgjithshme Doganore e Kinës.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të medies lidhur me vizitën e ministrit australian të Tregtisë në një konferencë shtypi të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha se Kina e Australia janë vende të rëndësishme në rajonin e Azi-Paqësorit.

Strukturat ekonomike të të dy palëve janë shumë plotësuese dhe bashkëpunimi ekonomik e tregtar dypalësh është me dobi të ndërsjellë, u shpreh Wang.

"Është në interesin themelor të të dy vendeve e popujve që marrëdhëniet Kinë-Australi të përmirësohen, të ruhen e të rriten," tha ai.