SHBA kthen në Kinë 2 relikte kulturore të transportuara ilegalisht
2023-05-11 15:40:01

Foto nga CMG

Konsullata e Përgjithshme e Kinës në Nju Jork mori nga Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit dy relikte kulturore kineze të transportuara ilegalisht.

Sipas Administratës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore (NCHA), reliktet kulturore janë dy shtretër varresh të gdhendur në gurë që datojnë rreth 1100 deri në 1600 vjet më parë, bën të ditur “Xinhua”.

NCHA bëri të ditur se ka organizuar transportin e relikteve në Kinë, duke shtuar se ato kanë një vlerë të madhe historike, shkencore dhe artistike.

Pala amerikane i ka kthyer NCHA-së 404 pjesë dhe grupe veprash arti dhe një fosil paleontologjik në pesë grupe që nga viti 2015. (Elona)