Siria rifillon misionin diplomatik në Arabinë Saudite
2023-05-11 11:05:16

Foto nga VCG

Ministria e Jashtme siriane njoftoi të martën rifillimin e misionit të saj diplomatik në Arabinë Saudite pas një lëvizjeje reciproke nga mbretëria. Vendimi për rihapjen e misionit diplomatik buron nga lidhjet e thella midis të dy vendeve, aspiratat e popujve të tyre dhe rëndësia e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe midis vendeve arabe për t'i shërbyer punës së përbashkët arabe, citon “Xinhua” një deklaratë të Ministrisë së Jashtme siriane.

Masa siriane erdhi pasi Arabia Saudite njoftoi rihapjen e misionit të saj diplomatik në Siri më herët të martën, duke treguar se të dyja vendet kanë normalizuar marrëdhëniet.

Të dielën, ministrat e Jashtëm arabë vendosën gjatë një takimi në Kajro për të ripranuar Sirinë në Lidhjen Arabe pas 12 vitesh pezullim.

Më 12 prill, Ministria e Jashtme siriane njoftoi se Siria dhe Arabia Saudite kishin rënë dakord të rifillonin shërbimet konsullore dhe fluturimet ajrore midis dy vendeve, pasi ministri vizitoi Riadin për herë të parë që nga viti 2011, një prelud për rivendosjen e përfaqësimit të plotë diplomatik të martën. (Elona)