Tregtia e shërbimeve në Kinë ruajti vrullin e rritjes në tremujorin e parë
2023-05-11 10:38:31

Foto nga VCG

Tregtia e shërbimeve në Kinë ruajti një vrull të shëndoshë rritjeje në tremujorin e parë, me shërbimet e udhëtimit që patën rikuperim të dukshëm, treguan të dhënat zyrtare nga Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Sipas të dhënave, tregtia e shërbimeve arriti në 1.58 trilionë juanë (rreth 228.14 miliardë dollarë amerikanë) në tre muajt e parë, 8.7 për qind më shumë në bazë vjetore.

Importet e shërbimeve ishin në mbi 903.5 miliardë juanë, duke u rritur 21.6 për qind nga një vit më parë, ndërsa eksportet u tkurrën 4.7 për qind në bazë vjetore në 680.51 miliardë juanë në periudhën raportuese, duke rezultuar në një deficit prej 222.99 miliardë juanë.

Shërbimet e udhëtimit raportuan një rimëkëmbje të dukshme në tremujorin e parë, pasi tregtia në sektor u rrit 56.6 për qind nga një vit më parë në rreth 337.63 miliardë juanë.(Elona)