Të mërkurën, raketa bartëse "Marshimi i Madh 7-Y7", që mbante anijen kozmike të mallrave "Tianzhou-6", u lëshua dhe dërgoi me sukses anijen kozmike në orbitën e parashikuar. Drejtori i Qendrës së Lëshimit të Satelitëve të Xichang-ut, Deng Hongqing, deklaroi:
CFP
"Sipas të dhënave të fluturimit të raketës bartëse 'Marshimi i Madh 7-Y7' dhe informacioneve të mbikëqyrjes nga Qendra e Kontrollit të Fluturimeve Hapësinore e Pekinit, anija kozmike e mallrave 'Tianzhou-6' ka hyrë saktësisht në orbitën e paracaktuar. Panelet diellore u hapën dhe kushtet e funksionimit të anijes kozmike janë normale. Tani deklaroj se ky lëshim ka arritur sukses të plotë."
Zv.projektuesi i raketës bartëse "Marshimi i Madh 7-Y7" Ma Zhonghui u shpreh se ecuria e procesit të lëshimit ishte shumë mirë.
CFP
"Tianzhou-6" është anija kozmike e parë në fazën e aplikimit dhe zhvillimit të stacionit hapësinor të Kinës dhe është ngarkuar me detyrat e garantimit të materialeve për stacionin hapësinor, përkrahjen e punës në orbitë dhe eksperimentet shkencore në hapësirë. Ajo mban furnizime jetese për tre veta në 280 ditët e ardhme dhe shumë materiale të tjera për eksperimentet shkencore. Zv.kryekomandanti i anijes kozmike Li Zhihui bëri të ditur:
"Këtë herë u kemi dërguar astronautëve 70 kilogramë fruta të freskëta, si mollë nga Luochuan-i i provincës Shanxi, që jetojnë për një kohë të gjatë. Përveç kësaj , nëpërmjet kësaj anijeje kozmike kemi dërguar materiale për tre projektet eksperimentale, si sisteme LiDAR lazeri të tipit të ri etj."
Në krahasim me anijen kozmike "Tianzhou-5", aftësia e dërgimit e kësaj anijeje është rritur nga 6.9 tonë në 7.4 tonë, duke e kaluar për herë të parë peshën shtatë tonë.
Shtimi i kapaciteteve të dërgimit të anijeve kozmike të mallrave "Tianzhou" i ka pakësuar herët e lëshimit të tyre nga katër në tre brenda dy vjetësh, duke rritur efikasitetin e përgjithshëm të projektit të stacionit hapësinor. "Tianzhou-6" është edhe anija kozmike e mallrave me peshë më të madhe. Përveç kësaj, përqindja e pajisjeve të saj të prodhuara nga Kina është rritur shumë. Li Zhihui tha:
CFP
"Në krahasim me anijen kozmike 'Tianzhou-5', numri i pajisjeve të prodhuara brenda vendit në 'Tianzhou-6' është rritur nga 88.8 në 98.25 %. Pajisjet thelbësore janë prodhuar 100 % brenda vendit."
CFP
Zhvillimi i eksperimenteve shkencore është një detyrë e rëndësishme e stacionit hapësinor në fazat e aplikimit dhe zhvillimit. Zv.projektuesi i sistemit të aplikimit në hapësirë Lv Congmin bëri të ditur se 98 materiale me peshë të përgjithshme afro 714 kilogramë do të dërgohen nëpërmjet anijes kozmike "Tianzhou-6".
"Pas lidhjes së shpejtë mes anijes kozmike të mallrave dhe stacionit hapësinor, austronautët do t'i marrin këto materiale në stacionin hapësinor dhe do të zhvillojnë 29 eksperimente shkencore dhe aplikimi në katër fusha," njoftoi ai. (Xu Guang)
CFP